Flamengo, ofensivë për Paulo Dybalan

Flamengo, ofensivë për Paulo Dybalan

 E ardhmja e Paulo Dybalas mendohet se do të ndryshojë gjatë merkatos së verës. 

Argjentinasi e përfundon kontratën me Romën në fundin e sezonit, për të cilin ka nisur ofensivën Flamengo.

 Drejtuesit e brazilianëve janë të ndërgjegjshëm për cilësitë e ishi-t të Juventusit në metrat e fundit, i cili po zhvillon sezonin e tretë me ‘’ Verdhekuqtë ‘’. 

Thuhet se pavarësisht përpjekjeve për t’ia rinovuar kontratën 31 vjeçari besohet se do t’ia vërë pikën eksperiencës në rradhët e kryeqytetasve. 

Krerët e Flamengos kanë përgatitur një kontratë për dy vite për golashënuesin me opsionin e zgjatjes për më tej, sigurisht në varësi të rendimentit të Paulo Dybalas. 

Italianët nuk janë të sigurtë për qëndrimin e asit nga Kordoba në ‘’ Olimpico ‘’, kontrata e të cilit në sezon i arrin 8 milione eurot, natyrisht shifër disi e vështirë për tu përballuar nga presidenti i Flamengos Rodolfo Landim.

 Eksperienca, nuhatja për golin dhe gjithashtu prezenca e tij në metrat e fundit nënkupton një avantazh për cilëndo skuadër dhe pritet që në vijimësi të marrë një vendim për karrierën. 

11 gola dhe 6 asiste në 48 sfida janë statistikat e arritura nga nxënësi i Gian Piero Gasperinit në sezonin aktual, i cili gjithsesi mbetet një rrezik për çdo rival.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy