Derbi në "Air Albania Stadium", Tirana fiton ndaj Partizanit 5-1

Derbi në "Air Albania Stadium", Tirana fiton ndaj Partizanit 5-1

Tirana mund 5-1 Partizanin në ndeshjen e zhvilluar sot në "Air Albania Stadium". Kjo është hera e dytë që bardheblutë mundin rivalët e tyre duke u afruar një hap më tepër drejt titullit kampion.

Ndeshja nisi me vonesë pasi tifozët e kuq ”Ultras Guerrils” ndezën flakadanë duke e mbushur stadiumin me tym. Gjatë 19 minutave të para të lojës u shënuan 3 gola dhe u dha një karton të kuq.

Goli i parë u shënua në minutën e dytë për Partizanin  nga William Cordeiro. Në minutën e 16-të Tirana fiton një penallti me Torassan. Ndërkohë Eneo Bitri, nxirret jashtë me karton të kuq. Tre minuta më pas sërish Torassa fiton penallti dhe Batha shënon gol.

Në minutën e 88-të argjentinasi Torassa nxirret jashtë me karton të kuq. Ernest Muçi shënon sërish gol për Tiranën.

Me këtë fitore Tirana siguron 47 pikë dhë është në krye të klasifikimit. Kukësi me një ndeshje më pak qëndron në vendin e dytë me 42 pikë, ndërsa Partizani me 38 pikë në vendin e tretë i ndjekur nga Teuta dhe Laçi me nga 35 pikë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy