“Loro Boriçi”, mirëpret sonte përballjen Kosovë-Kroaci.
Rrugët e qytetit verior, në Shkodër janë shndërruar në një atmosferë të vërtetë festive.
Por ajo që ka rënë më shumë në sy është bashkimi i tifozëve kosovarë dhe kroat.
Ndërkaq policia shqiptare por edhe ajo kosovare kane marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje.



