Qerimaj: Ndihem i tradhtuar nga Federata e Peshëngritjes, jemi në një fazë ku nuk kemi qenë kurrë

Qerimaj: Ndihem i tradhtuar nga Federata e Peshëngritjes, jemi në një fazë ku nuk kemi qenë kurrë

Erkand Qerimaj mbetet një nga figurat më të diskutuara të peshëngritjes shqiptare, sidomos pas anulimit të provës së tij në Europianin e Gjeorgjisë 2026, që i mohoi një medalje argjendi. Në studion e MCN Informacion, ai akuzoi Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për mungesë mbështetjeje. 

 

Qerimaj tha se ndihet i tradhtuar nga Federata por edhe nga trajnerët. 

 

Nuk e kuptuam pse u anulua. Në momentin që përfundoi gara u interesuam te juria. Unë shpreha shqetësim për mënyrën si u trajtuam. Trajnerët duhet të ishin aty për të na ndihmuar ne në nxemje. Nuk mdun të futet drejtuesi i federatës dhe të marrë rolin e trajnerit. Ata trajnerë që ishin te tifozët duhej të ishin aty. Ne do të ishim më të përgatitur për të reaguar në moment. Do të ishim më të fokusuar te pjesa e garës. Kjo nxori problematikat tona si ekip. Jemi i vetmi ekip në Europë pa uniforma. Edhe trajnerët nxirren jashtë. I lë te tifozët. 

 

Aty nuk është përfaqësim individual. Ne përfaqësojmë Shqipërinë. Duke parë ekipet e tjera, funksionon ndryshe. Këto padrejtësitë në sport të japin zhgënjim, por edhe ndihesh i papërfaqësuar. 

 

Peshëngritja shqiptare është në një fazë ku nuk ka qenë ndonjëherë. Në kampionatin kombëtar të të rinjve, formacioni është në gjendje shfarosjeje. Ne kemi furnizuar Greqinë me peshëngritës. Kemi çuar 5 sportistë në Lojërat Olimpike 2012. Pak skuadra kanë pasur kaq. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy