Klopp: Interi nuk do të vijë për pushime, 2-0 është përmbysur shpesh në futboll

Klopp: Interi nuk do të vijë për pushime, 2-0 është përmbysur shpesh në futboll

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur para mediave, në prag të sfidës në Champions League, ndaj Interit, skuadër të cilën në ndeshjen e parë e mposhtën 2-0. Në fjalët e tij, tekniku gjerman tha se Interi nuk do të shkojë për pushime në Angli, ndërsa shtoi se skuadra e tij nuk duhet të mendojë se është e kualifikuar.

Ne nuk duhet të gabojmë duke menduar se jemi tashmë të kualifikuar, ka ende një ndeshje për të luajtur. Shumë ekipe në të kaluarën kanë rikuperuar 0-2. Ndeshja e parë në ‘San Siro’ ishte shumë e vështirë, rezultati përfundimtar i ndeshja nuk duhet të mashtrojë. Ne e dimë që Interi ka shumë cilësi dhe se vjen nga fitorja 5-0. Zikaltërit nuk do të vijnë këtu me pushime dhe nesër do të përballen me ne për të fituar.

Rezultati 2-0 është rezultati që është përmbysur më shpesh në futboll. Nëse jeni vetëm në gjysmë të rrugës dhe mendoni se tashmë e keni përfunduar udhëtimin tuaj, atëherë jeni në rrugën e gabuar. Rezultati përfundimtar i ndeshjes në ‘San Siro’ ishte shumë më mirë se sa e prisja, nesër na pret një lojë shumë e vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy