Interi synon Marcus Thuram

Interi synon Marcus Thuram

  Firmosja me Mkhirtaryan, Asllanin dhe Lukakun i ka hapur rrugë të tjera operacioneve tek Interi .

Zikaltërit e drejtuar nga Simone Inzaghi e kanë të qartë se për të ulur nga froni Milanin dhe suksesit në Uefa Champions League duhet të bëjnë maksimumin gjatë merkatos . 

Në orët e fundit , Marcus Thuram i Borussia Monchengladbahut është bërë pjesë e planeve të italianëve .

Adaptimi në disa pozicione si përshembull nga krahët dhe në vijën e parë të sulmit e bën një lojtar shumë të preferuar 24 vjeçarin i cili ka privilegjin e të qënit djali i legjendës franceze dhe ish mbrojtësit të njohur Lilian Thuram. 

Tre sezonet në Bundesligë i kanë shërbyer për të treguar kualitetin në fushën e lojës dhe ky interes i jep shansin për të provuar një ndër kampionatet më të famshëm siç është Seria A , me një ekip i cili mbetet një ndër më kompetitivët e tij.  

Megjithatë  kalimi i Marcus Thuram në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do të varet nga largimi i Joaquin Correas apo Alexis Sanchezit, për ti hapur kështu rrugë një revolucioni në ofensivë , një domosdoshmëri për mbarëvajtjen e mëtejshme të ish kampionit të Serisë A.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy