Mbrojtësi drejt largimit nga Tirana, pritet të transferohet te Shkëndija

Mbrojtësi drejt largimit nga Tirana, pritet të transferohet te Shkëndija

Filip Najdovski pritet të largohet nga Tirana. Ndonëse ditën e djeshme Sportmedia në Maqedoninë e Veriut e bëri të sigurt largimin e futbollistit, është mësuar se ai është ende pjesë e bardhebluve, ndonëse një largim nuk përjashtohet.

I njëjti burim njofton ditën e sotme se futbollisti maqedonas është shumë afër kalimit te Shkëndija e Tetovës.

Madje thuhet se marrëveshja është shumë afër, duke bërë të ditur se kontaktet mes palëve kanë shkuar shumë mirë. Akordi për transferimin e Najdovskit te Shkëndija është në fazën përfundimtare dhe zyrtarizimi pritet të vijë në orët e ardhshme.

Shkëndija e Tetovës ka nevojë për përforcime në merkato, pas problemeve në ndeshjet e para dhe për këtë arsye drejtuesit kanë filluar të lëvizin për afrime të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy