
Mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli, ka folur para mediave, në prag të sfidës ndaj Izraelit, të vlefshme për Ligën e Kombeve, e cila do të luhet më 24 shtator.
Duke folur për mungesat në mbrojtje, Veseli tha se te Shqipëria gjithmonë ka pasur mungesa, ndërsa shtoi se ai vetë mund të luajë edhe në qendër, por edhe në krahët e mbrojtje.
Gjimshiti dhe Kumbulla janë të rëndësishëm për ne. Por gjithmonë kanë munguar, ose ata të dy ose ne të tjerët. Ne nuk i japim shumë rëndësi lojtarit individual, por grupit. Po mundohemi që të jemi në nivel të mirë në aspektin mbrojtës si skuadër. Unë ndihem më mirë në qendër, por edhe në krahë mund të luaj, i kam aftësitë fizike.
Ne luajtëm mirë me Izraelin në ndeshjen e parë, por gabuam në disa aspekte dhe ia dhuruam atyre. Lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për këtë. Izraeli nuk bëri asgjë spektakolare për të na mundur.



