Nikollë Rajta, gazetar sportiv, e sheh si test të fortë për trajnerin e Partizanit derbin e këtij të fundit me Tiranën. Në MCN Informacion, ai tha se nëse Partizani nuk merr rezultat pozitiv në këtë përballje, trajneri duhet të largohet.
Për trajnerin e Partizanit ky është treni i fundit. Ka përballë një Tiranë që është në momentet më të këqija. Nëse nuk e tregon vetëm përballë Tiranës... Problemi i Partizanit është pikërisht trajneri. Nëse nuk fiton derbin, duhet shkarkuar.



