Pasi prezantoi trajnerin Orges Shehi, Partizani do të nisë një fazë përgatitore në Turqi.
Mësohet se në ditët e para të vitit, klubi i kuq do të udhëtojë drejt Turqisë, ku do të qëndrojnë për rreth 10 ditë.
Skuadra do akomodohet në Antalia, aty ku me shumë mundësi do të luajnë edhe miqësore, me skuadra që kanë zgjedhur të njëjtin vend për përgatitjet.
Ndeshjen e parë për këtë vit, Partizani do e ketë ndaj Teutës, më 13 janar, sfidë kjo që do të zhvillohet në kryeqytet.



