
Sulmuesi i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur në fund të sezonit aktual.
Lojtari i cili në janar u transferua te Parma, deklaroi se kishte vendosur ta mbyllte karrierën përpara tifozëve të Genoas, por klubi vendosi ta largojë në merkaton e dimrit.
“Po mendoja t’i jepja fund karrierës që pas përfundimit të Kampionatit Evropian, por doja ta mbyllja përpara tifozëve të Genoas.
Nuk ndodhi kështu pasi u largova në janar dhe Genoa nuk kishte më nevojë për mua. Zgjodha Parmën dhe tashmë mendoj se ky do të jetë viti im i fundit në karrierën futbollistike”, tha Pandev.



