
Nën drejtimin e Diego Simeones Antoine Griezmann është shëndërruar në një ndër më të mirët e Atletico Madridit.
Mirëpo gjatë merkatove francezi është pretenduar në disa raste dhe listës i është shtuar edhe një ekip së fundmi.
Flitet për Los Angeles, i cili performon në Major League Soccer.
Në vitet e fundit kjo ligë ka rezultuar preferenca e shumë lojtarëve të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në kontinentin e vjetër dhe natyrisht elementët cilësorë gjithmonë janë tentuar nga ekipet përkatëse.
Ish shoku i skuadrës tek Real Sociedadi Carlos Vela, tashmë pjesë e Los Angelesit ka shprehur dëshirën që sulmuesi 33 vjeçar të ribashkohet me të, këtë herë në një kampionat ndryshe në aspektin cilësor, i preferuar sidomos nga ato lojtarë të cilët janë në metrat e fundit të karrierës. Meksikani gjatë një interviste ka deklaruar:
“ Shpresoj që një ditë Griezmann të vijë këtu. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, brenda dhe jashtë fushave ‘’, ishin këto fjalët e golashënuesit.
Ndërkohë, drejtuesit e Atletico Madridit shpresojnë në qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ deri në 2026-tën të ish kampionit të botës me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’, shumë i rëndësishëm në 11-shen e të ashtuquajturit ‘’ El Cholo ‘’.
Nxënësi i trainerit argjentinas e ka filluar mirë sezonin dhe deri më tani numëron 2 gola dhe 2 asiste në 5 sfida me ‘’ Los Rojiblancos ‘’, një ndër rivalët më të sikletshëm në Spanjë dhe jo vetëm.



