Manchester United deklaron largimet

Manchester United deklaron largimet

Pavarësisht fitores shumë të rëndësishme kundër Chelseat, situata tek Manchester United vijon paksa delikate për faktin se momentalisht kjo skuadër renditet në vendin e 7-të në Premier League.

Duke qenë se jemi afër merkatos së janarit, traineri Erik Ten Hag ka filluar të përgatisë listën e të larguarve nga ‘’ Old Trafford ‘’ e cila sipas ‘ The Indipendent ‘ përbëhet nga Casemiro, Varane dhe Jadon Sancho ndër të tjerë.

Ky i fundit për më tepër ka mbetur dukshëm në prapavijë dhe nuk aktivizohet si titullar që nga muaji gusht, shtuar edhe një konflikt të kohëve të fundit me hollandezin.

Në lidhje me brazilianin vendimi duket paksa i çuditshëm, i cili spikati në sezonin e kaluar por në aktualin e ka humbur sfidën për një vend titullari me skocezin McTominay.

Ndërsa rendimenti i francezit ka ardhur në rënie në ndeshjet e fundit, fakt që nuk tolerohet tek një ekip si ‘’ The Red Devilsat ‘’, pretendent për fitimin e titujve të rëndësishëm në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy