Paraguai bën surprizën e madhe, eliminoi Gjermaninë me penallti në Kupën e Botës 2026

Paraguai bën surprizën e madhe, eliminoi Gjermaninë me penallti në Kupën e Botës 2026

Paraguai regjistroi surprizën më të madhe të Kupës së Botës 2026 deri tani, duke eliminuar Gjermaninë me penallti 4-3, pasi ndeshja u mbyll 1-1 pas 120 minutash lojë. 

 

Julio Enciso kaloi në avantazh paraguajanët, ndërsa Kai Havertz barazoi për gjermanët. Në serinë e penalltive, Orlando Gill ishte heroi i Paraguait, që siguroi kualifikimin historik.

 

Edhe Maroku preu biletën për në raundin e 1/16-ave pas një dueli dramatik me Holandën. Afrikanët barazuan në minutat shtesë me Issa Diop, ndërsa më pas fituan 3-2 me penallti, falë golit vendimtar të Ismael Saibari.

 

Ndërkohë, Brazili shmangu befasinë ndaj Japonisë, duke fituar 2-1 me një gol të Gabriel Martinellit në minutën e fundit. Japonia kishte kaluar e para në avantazh me Kaishu Sano, Casemiro barazoi për "Seleçaon", ndërsa Martinelli vulosi kualifikimin dramatik për brazilianët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy