Sofyan Amrabat vijon të jetë një ndër objektivat kryesorë të Atletico Madridit për merkaton verore.
‘’ Los Colchoneros ‘’ janë të bindur se prezenca e marokenit në mesfushë do ta rrisë nivelin e këtij reparti, lojtar i cili e ka impresionuar Diego Simeonen.
Largimi i mundshëm i Geoffrey Kondogbias nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ natyrisht imponon transferimin e një tjetri , pavarësisht se për akordin me lojtarin e Fiorentinës, madrilenët do të masin forcat me Liverpoolin dhe Barcelonën.
Gjithsesi për ‘’ Vjollcët ‘’ është një mundësi shumë e mirë për tu fuqizuar nga ky akord, vlera e të cilit parashikohet se do të arrijë 20 milionë eurot.
26 vjeçari impresionoi edhe në Botërorin e Katarit me Marokun, kombëtare e cila mbërriti deri në gjysëmfinale duke eleminuar Portugalinë dhe Spanjën .
Për ishi-n e Utrecht natyrisht do të konsiderohej një hap shumë i suksesshëm por spanjollët duhet të bëjnë kujdes sepse ‘’ The Redsat ‘’ apo ‘’ Los Cules ‘’ mund të jenë surprizë gjatë merkatos së verës.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.