Shkupi nuk humb kohë, zgjedh trajnerin e ri

Shkupi nuk humb kohë, zgjedh trajnerin e ri

Shkupi ka zgjedhur trajnerin e ri, pas largimit të Sedlovskit. Këtë të mërkurë, klubi bardheblu ka njoftuar se drejtimi i skuadrës i është besuar trajnerit të njohur turk, Cihan Arslan.

Ky i fundit ka drejtuar në Superligën turke, skuadrën e Basaksehir. Emërimi i trajnerit të ri, është njoftuar nga vetë klubi i Shkupit.

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Sedllovski, klubi ditëve në vazhdim ka punuar në angazhimin e trajnerit të ri. Kemi arritur marrëveshje me një nga trajnerët më me nam në kampionatin turk, Cihan Arslan, i cili gjatë karrierës së tij ka udhëhequr një nga skuadrat më të famshme të Superligës Turke, Bashakshehir. Vlen të theksohet se Arslan udhëhoqi ekipin e Akhisar, që vjen nga një qytezë e vogël, me të cilën skuadër garoi edhe në Ligën e Evropës.

Pikërisht paraqitjet e mira dhe pjesëmarrja në grupet e Ligës së Evropës dhe shumë suksese të tjera në futbollin turk, vendosën që të arrijmë marrëveshje me trajnerin Cihat Arslan.

Gjithashtu mirëseardhje i dëshirojmë dhe Fevzi Lajiç, të cilin e shohim si anëtar të familjes tonë bardhekaltër, i cili do të jetë pjesë e stafit teknik të trajnerit tonë.

Shpresojmë që së bashku do të arrijmë suksese të mëdha përsëri.

Në këtë rrugëtim do të ecim së bashku në plotësimin e ëndrrave tona.”, thuhet në njoftimin e klubit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy