Nuk ka fitues në derbi, Milan-Inter mbyllet në “paqe”

Nuk ka fitues në derbi, Milan-Inter mbyllet në “paqe”

Është mbyllur në barazim 1-1, derbi mes Milanit dhe Interit. Ashtu siç edhe pritej, në "San Siro" ishte një ndeshje me të vërtetë sprktakolare. 

Zikaltrit kaluan të parët në avantazh, teksa Calhanoglu në minutën e 11-të, shndërroi një penallti të fituar nga ai vetë. Ky avantazh zgjati vetëm 6 minuta, pasi kuqezinjtë në minutën e 17-të barazuan, falë një autogoli të De Vrij. 

Interi kishte mundësinë të kalonte sërish në avantazh në minutën e 27-të, por Lautaro Martinez u tregua i pasaktë nga penalltia në minutën e 27-të. 

Pjesa e dytë nisi me ekipin e Inzaghit më kërkues, por rastin më të mirë e kishte Milani, me Saelemaekers që u ndal nga shtylla në fund. Me këtë barazim Milani qëndron në krye të tabelës bashkë me Napolin me nga 32 pikë, ndërsa Interi mbetet i treti me 25 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy