Finalizohet shkëmbimi Pjanic-Arthur mes Barcelonës dhe Juventusit, ‘zonja’ njofton edhe rinovimet

Finalizohet shkëmbimi Pjanic-Arthur mes Barcelonës dhe Juventusit, ‘zonja’ njofton edhe rinovimet

Barcelona dhe Juventus kanë zyrtarizuar një nga marrëveshjet më të bujshme të kësaj merkato vere, që ende nuk ka nisur zyrtarisht. Fillimisht është njoftuar se mesfushori Brazilian Arthur është shitur te Juventusi për shifrën e frikshme të 72 mln eurove, ndërkohë që ‘zonja e vjetër’ në vazhdim do të japë edhe 10 të tjera në formë bonusesh.

Ndërkohë në krahë të kundërt ka kaluar mesfushori i Juventusit Miralem Pjanic, për të cilin Barcelona ka paguar 60 mln euro plus 5 të tjera bonus. Interesant është fakti që edhe pse në moshën 30-vjeçare klubi katalanas i ka vendosur një klauzolë largimi në kontratë prej 400 milionë eurosh.

Shkëmbimi mes lojtarëve do të hyjë në fuqi për sezonin e ardhshëm, ndërsa për momentin do të mbyllin sezonin aktual me ekipet respektive.

Sakaq sot ka qenë një ditë tepër impenjative për Juventusin, pasi fituesit e Seria A kanë bërë të tjera zyrtarizime, këtë herë nga rradhët e tyre. Dy ikona të këtij klubi si Gianluiggi Buffon dhe Giorgo Chiellini kanë firmosur zgjatjen e kontratës edhe për një sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy