Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në supersfidën e Champions League mes Liverpool dhe Manchester City. Vetë 1 orë para takimit tifozët e "The Reds" kanë nisur "luftën" me Cityn.
Ata kanë sulmuar autobusin me lojtarët e drejtuar nga tekniku Guardiola, i cili po futej në mitikun "Anfield Road".
Ultrasit e Liverpool hodhën shishe dhe fishekzjarre trejt autobusit të Manchester City, duke treguar se kjo nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë për të dyja këto skuadra.
Nga ana tjetër Policia Angleze lajmëroi se ka ngritur në shkallë më të lartë vëmendjen për shkak se nga mëngjesi i sotëm tifozët ultras të Liverpool, kanë pushtuar rrugët e qytetit anglez.
Nuk dihet se a do të merren masa ndaj Liverpool për këtë gjest të fansave të por qyteti sot ka qenë më i zjarrt se kurrë duke i rikthyr lavdin e dikurshme në ndeshjet ndërkombëtare.



