
Trajneri Ardi Behari, duke folur për fitoren e Argjentinës ndaj Polonisë, tha se argjentinasit i dhanë sinjalet për ndryshim që në ndeshjen e dytë ndaj Meksikës.
Në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, Behari tha se Argjentina e kishte vlerësuar maksimalisht ndeshjen, duke shtuar se ishin shumë agresivë në sulm.
Argjentina na i dha sinjalet që në ndeshjet e dytë, që diçka kishte ndryshuar në formën e saj. Kanë lojtarin më të mirë në botë. Ndeshja e sotme ishte vlerësuar maksimalisht nga Argjentina. Ishin shumë agresivë në sulm. Çdo lojtar që kishte topin, ishte organizator përpara.
Më bëri shumë përshtypje manuali i lojës mbrapa. Kisha dilema për Otamendin dhe kisha dyshime. Pashë dy qendërmbrojtësa, që e kthyen mbrojtjen në art. Zgjidhën situatat shumë mirë. Bënë presion shumë lart.
Të vish në kampionat dhe të kesh mendjen te llogaritë si Polonia. Nuk kisha parë asnjë skuadër të tillë si Polonia ndonjëherë.



