
E ardhmja e Milinkovic- Savic vijon ti shqetësojë drejtuesit e Lazios për arsye se serbi pretendohet nga klubet e elitës në çdo merkato.
Kontrata e mesfushorit me lacialët përfundon në 30 qershorin e 2024-tës dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ , kryeqytetasit po insistojnë në arritjen e një akordi përpara Botërorit të Katarit për arsye se nëse 27 vjeçari bën një paraqitje dinjitoze në këtë evenmiment , mundësitë për tu larguar nga ‘’ Olimpico ‘’ do të jenë edhe më të mëdha .
Manchester United , Chelsea , Arsenal, Paris St Germain dhe Real Madridi janë një kërcënim për italianët , ekipe që mund ti ofrojnë një të ardhme ndryshe në çdo aspekt Milinkovic- Savic dhe për Lazion pavarësisht se do të fuqizonte arkat do të ishte një humbje e madhe.
Lojtari i lindur në Lerida është një ndër më të mirët e Maurizio Sarrit dhe pretendimi i Lazios konsiderohet mëse llogjik për të mos prishur ekuilibrat dhe të vijojë rrugën deri në arritjen e objektivave sezonalë.
Për momentin Milinkovic- Savic po e analizon me qetësi këtë situatë sepse është një vendim shumë i rëndësishëm edhe pse tundimi për tu bërë pjesë e një ndër ekipeve të sipërpërmendura është shumë i madh.



