Nicolo Zaniolo është lojtari më i ri i Atalantës. Klubi italian, njoftoi këtë të premte, firmën me sulmuesin italian.
Zaniolo afrohet nga Galatasaray, në huazim me të drejtë blerje. 25-vjeçari e njeh mirë Serinë A, pasi aty kishte shkëlqimin e tij me skuadrën e Romës.

Lojtari ishte projektuar si pjesë e listës së Italisë në Europian, por një dëmtim në fund të sezonit, e la jashtë.



