
Huazimi i Romelu Lukakut në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , edhe pse është shoqëruar me një sërë problemesh fizike , nuk ia ka ndryshuar mendjen drejtuesve të Interit për ta blerë kartonin e belgut.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ në vijimësi pritet një mbledhje ndërmjet skuadrave respektive për ti vënë pikën kësaj historie .
Simone Inzaghi është i ndërgjegjshëm për potencialin e 29 vjeçarit dhe beson se në fazën vendimtare të sezonit mund të jetë determinant në ofensivën e italianëve .
Shitja e ishi-t të West Bromwich sigurisht do të ishte një hap i suksesshëm për Chelsean , ekip i cili shpenzoi plot 600 milionë euro në merkaton e kaluar verore për të rikthyer shpresën në ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe duke iu referuar paraqitjeve të Romelu Lukakut, zgjidhja më e mirë do të ishte shitja e të quajturit ndryshe ‘’ Bualli ‘’ , tek ekipi me të cilin u shpall fitues i Scudettos , duke ulur nga froni Juventusin , skuadër që e kishte dominuar këtë kampionat për nëntë sezone rradhazi.



