Kampionati i futbollit në Kinë po bëhet gjithnjë e më joshës për emrat e mëdhenj të futbollit europian. Por ajo që bie në sy është fakti që nga Kina nuk ka asnjë interes për portierët e klubeve evropiane.
Por kjo ka një arsye për këtë. Në fakt është një rregull që ndalon që portieri i kujtdo ekipi kinez të jetë i huaj. Kjo lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e futbollistëve vendas. Në lojë mund të aktivizohen 3 lojtarë të huaj dhe 7 kinezë. Rregulli thotë se futbollistët e huaj në një ekip kinez nuk duhet të jenë më shumë se 5.
Klubet kineze të fuqishme ekonomikisht po japin miliona për të afruar lojtarë të mëdhenj. Lavezzi, Hulk, Gervinho, apo të tjerë kanë lënë ekipet e tyre për të luajtur në Kinë. Oferta të çmendura janë bërë për Tevez dhe Messin.
Kina ka tërhequr vëmendjen e botës së futbollit edhe me afrimin e trajnerëve si Villas-Boas, Pellegrini, Scolari, Eriksson, Zaccheroni, Menezes, Mercello Lippi që është edhe trajneri i kombëtares.



