Pedagogu, Florjon Serjani në emisionin “EuroZone” në MCN TV, tha se Gjermania deri në 1/8-at erdhi me brekë nëpër këmbë. Sinani u shpreh se skuadra nuk kishte garanci për ndeshjen me Anglinë.
“Në tifozët e Gjermanisë jemi fiks si për xhenaze sot. Nuk është çështja se na mposhti Anglia, problemi është se shkuam me brekë nëpër këmbë me Hungarinë. Erdhëm në këtë pa garanci. Në ndeshjet pas grupeve, është shpërqendrimi, por më pas gjithçka forcohet dhe është pesha e fanellës. Portugalia u mposht nga një Belgjikë, që nuk ishte aty ku duhej. Franca u duk shumë e vetëkënaqur me tangërllik. E neglizhoi kundërshtarin. Edhe Austria pavarësisht se u eliminua nga Italia, bëri një ndeshje shumë të mirë, ku të vinte gjynah që iku.”



