
Pas finalizimit të eksperiencës së Liam Rosenior, tek Chelsea pritet një revolucion gjatë merkatos së verës në çdo repart.
Mirëpo stoli do ta marrë fokusin kryesor duke qenë se konsiderohet emergjente gjetja e një traineri cilësor për vijimësinë.
Disa kandidatë kanë filluar të përfliten duke nisur nga Xavi Hernandez apo Xabi Alonso, të cilët kanë një eksperiencë për tu vlerësuar mbi supe.
Nëse i referohemi ishi-t të Barcelonës duhet theksuar se stili i lojës se tij bazohet tek qarkullimi i topit dhe gjetja e hapësirave për të kundrasulmuar.
Gjithashtu shquhet edhe për punën me lojtarët e rinj të cilët mund ti përfaqësojnë ‘’ Blutë e Londrës ‘’ denjësisht në të ardhmen.
Ndërsa Xabi Alonso e ka treguar në vitet e fundit se e ka kapacitetin për të drejtuar një ekip elite, aspirues për fitimin e titujve.
Puna e bërë tek Bayer Leverkuseni dhe më pas tek Real Madridi duhet patur parasysh i cili është një ekspert i aspektit taktik dhe lojës ofensive në përgjithësi.
Por s’mbaron me kaq sepse edhe Brendan Rodgers është një kandidat potencial për tu transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’ i cili e njeh shumë mirë futbollin anglez.
Drejtuesit e gjigandëve të Premier Leagues dëshirojnë të formojnë një ekip kompetitiv, ashtu siç në fakt ka qenë gjithmonë, afër titujve në çdo sezon.
Pritet që të jepet maksimumi dhe favori i britanikëve është se mbështeten fuqimisht nga Todd Boehly i cili e ka treguar veten në çdo periudhë transferimesh.



