Lorik Cana rikthehet në fushë, luan me legjendat e Marseille (VIDEO)

Lorik Cana rikthehet në fushë, luan me legjendat e Marseille (VIDEO)

Ditën e djeshme u luajt një ndeshje bamirësie në stadiumin “Velodrome” të Marseille. Në fushë zbritën ish-futbollistë të njohur të Marseille dhe një ekip i UNICEF-it.

Për Marseille zbritën në fushë legjenda që kanë luajtur në të kaluarën me këtë klub, si Didier Drogba, Fabrizio Ravanelli, Robert Pires, Djibril Cisse apo edhe disa të tjerë. Nuk mund të mungonte mes legjendave edhe ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana.

Ky i fundit luajti për 5 sezone me klubin francez, nga 2005 deri në 2009, ku dha një kontribut të madh, me 122 ndeshje të zhvilluara, duke u kthyer edhe në një idhull të tifozëve. Cana u tërhoq nga futbolli i luajtur në 2017, pas një karrierë të suksesshme me klube, por edhe me Kombëtaren shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy