
FIFA ka zbuluar këtë të enjte, emrat e tre trajnerëve që janë kandidatë për fitimin e ccmimit “Trajneri i vitit”.
Carlo Ancelotti (Real Madrid), Pep Guardiola (Manchester City) dhe Lionel Scaloni (Argjentina), janë tre kandidatët për fitimin e ccimit madhor.
Ancelotti arriti të triumfoi në Champions League, Pep Guardiola në Premier League, kurse Scaloni triumfoi me Argjentinën në Botëror.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 27 shkurt 2023, ndërsa periudha e performancave që do të shqyrtohen nga juria fillon nga 8 gushti i vitit 2021 e deri më 18 dhjetor të vitit 2022.



