Umtiti në radarët e Milanit

Umtiti në radarët e Milanit

Pas dëmtimit të pësuar në Botërorin e Rusisë , karriera e  Samuel Umtitit ka ndryshuar shumë duke i shkaktuar  ulje-ngritje të njëpasnjëshme  . Francezi po kalon momente të vështira me  Barcelonën sepse konsiderohet opsioni B i Xavi Hernandez duke ja bërë gati të pamundur vazhdimin në ‘’ Camp Nou ‘’ .

Famtirësisht në derën e 28 vjeçarit ka trokitur Milani sepse  beson se ishi i Lyonit ka akoma për të dhënë në fushë  dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘  do të tentojë ta transferojë në ‘’ San Siro ‘’ gjatë merkatos .

Dëmtimi i rëndë i Simon Kjaer ia ka prishur planet Stefano Piolit dhe e ka lënë disi të varfër Milanin në prapavijë .

Kuqezinjtë kanë shanse  për të firmosur me Samuel Umtitin për arsye të gjëndjes se përkeqësuar ekonomike të ‘’ Blaugranëve ‘’ të cilët kërkojnë të dalin të fituar në merkato dhe të vënë në dispozicion potencialin për firmosjen me lojtarët për të cilët s’kanë nevojë skemat e Xavi Hernandezit .

Duke qenë se është një trainer me shumë personalitet dhe me një përgjegjësi të madhe mbi supe, Stefano Pioli i ka zgjeruar kërkesat dhe po ndjek edhe Mattia Caldaran i cili për momentin është i huazuar tek Venezia dhe mbrojtesin e Chelseat Malang Sarr .

Francezi nuk llogaritet nga Thomas Tuchel dhe transferimi i mundshëm ne Milano po vlerësohet me detaje nga drejtori sportiv Paolo Maldini . Ecuria e Milanit po vijon me ritmin e duhur në Scudetto dhe në Champions League do të ketë kartën e fundit për të luajtur në shtëpi kundër Liverpoolit të kualifikuar edhe pse vijimi për më tej  mbetet një mision tejet i ndërlikuar .

 

                 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy