
Duke filluar nga ora 15:45, do të luhet sfida mes Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 14-të.
Dy ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të vazhduar ecurinë pozitive. Si Teuta, ashtu edhe Tirana, në këtë ndeshje vijnë pas fitoreve, respektivisht ndaj Kukësit dhe Kastriotit.
Pak minuta para fillimit të sfidës, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet e tyre zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Teuta: Qirko, Kotobelli, Kouros, Jazxhi, Karabeci, Beqja, E.Vila, Marku, Gjinollari, Hebaj, L.Vila.
Tirana: Bekaj, Pergjoni, Iseni, Najdovski, Ismajlgeci, Kallaku, Aleksi, Deliu, Xhixha, Patrik, Hasani.



