Al Hilal insiston për Verratin

Al Hilal insiston për Verratin

Pasi u vu në merkato nga drejtuesit e Paris St Germain , menjëherë Al Hilal ka shfaqur interes për Marco Verratin. Arabët kanë ofruar fillimisht 45 milionë euro për mesfushorin , shifër të cilën sipas parashikimeve francezët do ta pranojnë. Megjithatë , edhe Al Ahli e pretendon 30 vjeçarin por si duket dëshira e ishi-t të Pescares lidhet me transferimin tek Al Hilal, ekip në të cilin së fundmi janë transferuar Milinkovic- Savic, Edouard Mendy dhe Kalidou Koulibaly, ndër të tjerë. Mendohet se oferta do të jetë e bujshme për italianin, i cili pas dymbëdhjetë sezoneve në ‘’ Parque de Prince ‘’ mund të jetë lojtari i rradhës që i bashkohet ligës së Arabisë Saudite. Duke qenë se drejtuesit e ‘’ Les Pariziens ‘’ ia kanë hapur derën e largimit, për Marco Verratin konsiderohet një mundësi shumë e mirë, sidomos në aspektin ekonomik, pavarësisht se atë cilësor liga e Arabisë Saudite nuk ka të krahasuar me ato të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy