Newcastle , në garë për Juan Mirandan

Newcastle , në garë për Juan Mirandan

Ecuria jo e mirë e Newcastles, sidomos në Premier League e ka shtyrë trainerin Eddie Howe të mendojë për alternativa cilësorë në lidhje me merkaton vijuese , kryesisht në fazën defensive. ‘’ Las Urracas ‘’ kanë patur probleme në anën e majtë të këtij pozicioni dhe tekniku Eddie Howe e ka përqëndruar vëmëndjen tek Juan Miranda, i cili aktivizohet në rradhët e Real Betisit. Ishi i Schalke 04 është shëndërruar në një kandidat potencial për tu transferuar në ‘’ St James Park ‘’, tek një ekip i cili aspiron fitimin e titujve të rëndësishëm në vijimësi. Spanjolli e finalizon kontratën me ‘’ Los Verdiblancos ‘’ në fundin e sezonit dhe flitet se drejtuesit e bardhezinjve po përgatisin një ofertë për ta larguar 23 vjeçarin nga Andalucia. Tentativa e Newcastles është një sinjal për spanjollët , të cilët nëse i japin dritën jeshile largimit të Juan Mirandas gjatë janarit, do të kenë shansin për të përforcuar arkat, duke patur parasysh se janë përballë interesit të ekipit më të pasur në botë aktualisht. Ndër vite Premier League ka rezultuar një destinacion i preferuar për shumë lojtarë dhe nëse ky akord do të arrihet , do të ishte eksperienca e tretë për Juan Mirandan ndër pesë kampionatet më prestigjoze të kontinentit të vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy