
Largimi i Ousmane Dembeles tek Paris St Germain ka rezultuar një lajm shumë i mirë për Raphinhan , i cili tashmë e ka fituar rolin e një titullari tek Barcelona. Xavi Hernandez vijon tejet i kënaqur me rendimentin e brazilianit , trainer që synon qëndrimin e tij në ‘’ Camp Nou ‘’. Gjithsesi në dyshim për qëndrimin në Katalunjë mbeten Ansu Fati dhe Ferran Torres, për të cilët drejtuesit po mendojnë largimin për të fuqizuar në aspektin ekonomik, një problem prej shumë vitesh i spanjollëve. Në këtë mënyrë ishi i Leeds United shëndërrohet automatikisht në titullar të padiskutueshëm në 11-shen e numrit një të stolit , i cili do ti japë hapësirat e mjaftueshme nxënësit të tij në funksion të sukseseve të ‘’ Blaugranëve ‘’ në të ardhmen .



