
Ish-futbollisti, Antonio Cassano, nuk i ka kursyer kritikat për Romën, për përplasjet në fushë, në derbi ndaj Lazios.
Për “Bobo TV”, Cassano deklaroi se Mourinho ka bërë keq dhe më keq që kur ka marrë drejtimin e verdhekuqve.
Sherr, rrëmujë, shpulla… Po për çfarë po flasim? E gjithë pankina futet në fushë. Ky është turpi i futbolli italian.
Mundet edhe ta mbyllë kampionatin në vendin e dytë, por Mourinho që kur ka ardhur nuk ka dhënë asgjë, po bën keq e më keq. Lazio u mundua që të propozonte idenë e tij të lojës, ndërsa më dhimbeshin Roma dhe Dybala.



