Lautaro Martinez ka kaluar Covid-19 dhe është gati për Interin. Sulmuesi argjentinas rezultoi pozitiv me virus pak ditë më parë dhe menjëherë nisi karantinë.
Megjithatë në tamponët e bërë së fundmi, është zbuluar se sulmuesi është negativ dhe menjëherë ka zbritur në fushë për t’u përgatitur.
Një lajm i mirë për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, i cili do të ketë të gatshëm për sfidën me Juventusin, një nga lojtarët më të mirë të Interit.



