
Shqipëria do të përballet me Poloninë të hënën e 27 marsit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Kuqezinjtë kanë mbërritur këtë të diel në Varshavë, aty ku do të zhvillojnë edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes.
Sipas njoftimit të FSHF, bëhet me dije se të 23 lojtarët e grumbulluar kanë udhëtuar me ekipin me ekipin dhe janë stërvitur normalisht në një seancë pa shumë ngarkesa dhe më shuë të fokusuar tek ushtrimet me top dhe improvizime të situatave të ndryshme të lojës.
Rregullisht janë stërvitur dhe Thoams Strakosha, Myrto Uzuni dhe Armir Abrashi, i cili e ka kaluar gjendjen gripale dhe është i gatshëm gjithashtu për të luajtur në këtë premierë të edicionit. Stafi teknik ka punuar vazhdimisht me detajet për të përgatitur ekipin për çdo situatë.
I gjithë grupi është shfaqur i karikuar, duke kënaqur pritshmëritë e stafit teknik në drejtim të grintës dhe dëshirës për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për objektivat e Kombëtares.
Gjithashtu, një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptare do të jenë të pranishëm në stadiumin e Varshavës për të mbështetur kuqezinjtë në këtë rrugëtim të ri.



