
Paraqitjet shumë të mira të Aymeric Laportes në Europian, e kanë shëndërruar në një objektiv të Atletico Madridit në këtë merkato verore.
Suksesi i sezonit të shkuar në rradhët e Al- Nassr e motivoi për të bërë më mirë, i cili e justifikoi besimin e Luis de la Fuentes.
‘’ Los Colchoneros ‘’ tashmë janë vënë në ndjekje të mbrojtësit, të cilët duan ta rikthejnë në La Liga.

Sipas gazetarit Matteo Moretto në kampin e kryeqytetasve po jepet maksimumi për ta arritur këtë marrëveshje, duke qenë se 30 vjeçari garanton shumë për të ardhmen.
Nëse rikthehemi mbrapa në kohë duhet theksuar se karriera e Aymeric Laportes ka rezultuar impresionuese, i cili pas fillimeve tek Athletic Bilbao vendosi për Manchester City-n, skuadër me të cilën fitoi tituj të rëndësishëm, përfshirë Premier Leaguen dhe Fa Cup.
Sigurisht kalimi në Arabinë Saudite i ka dhënë shansin për të provuar veten në një ligë ndryshe por Diego Simeone i ka bërë me dije Enrique Cerezos se e dëshiron në ekip.
Të qënit pjesë e një kombëtareje si ‘’ La Furia Roja ‘’ e cila vuri diktatin në Europian, mund ta ndihmojë Atletico Madridin në një të ardhme të afërt për të konsoliduar fazën mbrojtëse, një rival tejet i ndërlikuar në çdo kompeticion pjesëmarrës falë të ashtuquajturit ‘’ El Cholo ‘’.
Pritet që në javët vijuese të nisin negociatat ndërmjet palëve të përfshira, për një lojtar i cili e bëri krenar numrin një të pankinës së katër herë kampionëve të Europës dhe një herë të botës.



