Menaxheri i Spanjës Julen Lopetegui emërohet trajneri i ri i Realit të Madridit

Menaxheri i Spanjës Julen Lopetegui emërohet trajneri i ri i Realit të Madridit

Real Madrid ka caktuar menaxherin e Spanjës Julen Lopetegui si trajner të ri të skuadrës duke arritur një marrëveshje trevjeçare.

Vendimi erdhi pasi ish-tekniku francez Zinedin Zidane u largua nga skuadra "Los Blancos", menjëherë pasi fitoi për të tretën herë radhazi edhe trofeun e Champions League. 

Përmes një komunikate për shtyp klubi madrilen ka theksuar se tekniku i ardhshëm i skuadrës do të jetë Julen Lopetegui.

Lopetegui aktualisht drejton skuadrën e Spanjës dhe pas mbarimit të kampionatit Botëror “Rusi 2018” ai do t’i bashkohet Realit të Madridit.

Lopetegui ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Realin e Madridit deri në vitin 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy