Ibrahimovich tentoi rikthimin tek Paris

Ibrahimovich tentoi rikthimin tek Paris

Drejt mbushjes së 40 viteve , Zlatan Ibrahimovich vijon të tregojë forcat në elitën e futbollit europian  ku gjatë sezonit të kaluar arriti një sukses shumë të rëndësishëm me Milanin . Rikthimi në Champions League ishte një  emocion i veçantë për kuqezinjtë të cilët  për disa vite  nuk e shijuan faktin e të qënit pjesë e  kompeticionit më të rëndësishëm në Europë .

Duke iu referuar arritjeve të suedezit sipas  ‘ Le Parizien ‘  në të kaluarën  u përfol për një rikthim tek Paris St Germain , çështje të cilës i dha dritë  agjenti i golashënuesit Mino Raiola gjatë një mbledhje me drejtorin sportiv të ‘’ Les Pariziens ‘’ Leonardo por  gjithçka shkoi në favor të italianëve që siguruan  qëndrimin e sulmuesit nga Malmo në të famshmin ‘’ San Siro ‘’. 

Qëllimi i kuq e bluve ishte gjetja e një profili tjetër për ofensivën  dhe francezët ia lanë në një lloj mënyre rrugën të lirë  Zlatan Ibrahimovich për të vijuar me shkëlqimin nën drejtimin e  Stefano Piolit duke i tejkaluar pritshmëritë .

Tashmë   bishës nordike  që ka arritur me meritë të klasifikohet  ndër më të mirët pozicionin e tij  i mbetet të tregojë potencialin  në çdo kompeticion që Milani do të  jetë pjesëmarrës , në veçanti Champions Leaguen , eveniment në të cilin kjo skuadër ka shijuar shumë suksese në të kaluarën . 

17 gola në 27 ndeshje mbetet një statistikë shumë favorizuese si për të ardhmen e  ‘’ Zlatan ‘’ ashtu edhe për fatet e sulmit të Milanit  i cili do të jetë një rrezik konstant për çdo kundërshtar në sezonin vijues .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy