“Kupa shpëton sezonin”, Sota: Ndeshje për t’u harruar me Egnatian, shumë e vështirë me Kastriotin

“Kupa shpëton sezonin”, Sota: Ndeshje për t’u harruar me Egnatian, shumë e vështirë me Kastriotin

Mbrojtësi i Partizanit, Eljon Sota, ka folur ditën e sotme para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Kastriotin në fundjavë. Sota i vlerësoi maksimalisht krutanët, duke thënë se janë një kundërshtar i vështirë.

Ai u shpreh gjithashtu se ndeshja me Egnatian ishte për t’u harruar, pasi nuk morën rezultatin që donin.

Ishte një ndeshje për t’u harruar ajo ndaj Egnatias, pasi nuk morëm rezultatin që donim. Pavarësisht barazimit, ekipi vazhdon që të përgatitet shumë mirë. Edhe këtë javë ka pasur entuziazëm dhe jemi gati për përballjen e radhës.

Si çdo ndeshje, edhe ajo me Kastriotin është shumë e vështirë. Sidomos tani, pasi Kastrioti vjen pas disa rezultatesh pozitive. Kanë një mënyrë loje që na e bën të vështirë, pasi janë shumë agresivë. Luajnë në fushën e tyre dhe kjo i favorizon, ndaj do jetë ndeshje e vështirë.

Sota deklaroi se sezonin e Partizanit, mund të shpëtojë fitimi i Kupës dhe pjesëmarrja në Kupat e Europës.

Këtë sezon ka pasur shumë ulje-ngritje. Nuk ka qenë sezoni më i mirë, duke pasur parasysh që ekipi i Partizanit synon majat. Kemi Kupën në lojë, që mund të na shpëtojë. Synimi në këtë pjesë të sezonit që ka mbetur janë kupat e Evropës dhe fitimi i kupës. Nuk kemi pasur dhe fatin me vete, por besimin e kemi si në lojë e në stërvitje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy