Manchester United , interes për Mendy

Manchester United , interes për Mendy

Përfundimi i kontratës së David De Geas në 30 qershor , ka vënë në lëvizje drejtuesit e Manchester United për të gjetur zëvëndësuesin gjatë merkatos së verës.

Në orët e fundit Edouard Mendy i është bashkuar listës së anglezëve , portier që e ka humbur protagonizmin tek Chelsea dhe 20 herë kampionët e Premier Leagues do të tentojnë transferimin e gardianit në ‘’ Old Trafford ‘’. 

Megjithatë , interes për 31 vjeçarin senegalez ka treguar edhe Juventusi dhe parashikohet se do të jetë një sfidë shumë e luftuar deri në fund gjatë kësaj periudhe.

Pas tre sezoneve në të famshmin ‘’ Stamford Bridge ‘’ ishi i Rennes mund të ketë një  tjetër shans në Premier League me një ndër ekipet më cilësorë por duhet bërë kujdes edhe nga ‘’ Zonja e Vjetër ‘’, pasi drejtuesit prej kohësh kanë ndezur motorrët dhe janë në kërkim të zëvëndësuesit të polakut Szczesny.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy