Erando Karabeci është rikthyer sërish në Superiore, teksa ka firmosur me skuadrën e Teutës.
Ka qenë vetë klubi durrsak që nëpërmjet një komunikate, bën të ditur firmën me mesfushorin.
Karabeci u largua nga Teuta një vit më parë dhe në sezonin e fundit luajti te Prishtina, me të cilët mbylli bashkëpunimin pas kampionatit.
33-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën, përveç Teutës, ka luajtur edhe me Tiranën e Partizanin.



