Ballkani merr kryesimin me barazim, Progni i jep 3 pikët Gjilanit

Ballkani merr kryesimin me barazim, Progni i jep 3 pikët Gjilanit

U luajtën ditën e sotme 2 ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 10-të në këtë kampionat.

Ballkani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Dukagjinit, ndonëse këta të fundit nga minuta e 82-të luajtën me 10 lojtarë, pasi Januzi u ndëshkua me karton të kuq.

Pavarësisht barazimit, Ballkani ia doli të marrë kryesimin e renditjes me 18 pikë, 1 pikë më shumë se ndjekësit e Drenicës dhe Gjilanit. Pikërisht këto dy skuadra u përballën mes tyre ditën e sotme.

Fitues në fund doli Gjilani me rezultatin 2-1, falë dy golave të shënuar nga Gerhard Progni, në minutat 65 dhe 79, ndërsa për Drenicën golin e vetëm e shënoi Zabergja në minutën e 83.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy