
Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së pritet të mbahen më 7 shkurt. Dy kandidatët në garë janë kreu aktual, Armand Duka, i cili kërkon një mandat tjetër dhe Bashkim Fino, i cili hoqi dorë nga të gjitha funksionet në Partisë Socialiste në momentin që zyrtarizoi kandidimin e tij.
Statusi i FIFA-s përcakton që asnjë subjekt i përfshirë politikisht nuk duhet të jetë pjesë e futbollit, në të kundërt mund të përjashtohet nga kompeticionet europiane dhe ato botërore.
Por çfarë do të ndodhë nëse Bashkim Fino del fitues i garës për kreun e FSHF-së? FIFA i është përgjigjur shkurt interesimit të neësport. al në lidhje me këtë çështje. Në përgjigjen me email, drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit botëror nuk kanë preferuar të flasin për “skenarë të ardhshëm”, siç i quajnë ata, por theksojnë se gjithçka duhet të jetë konform statusit të FIFA-s, të cilin ia kanë bashkëngjitur përgjigjes.
“Në përgjithësi ne i referohemi Statutit të FIFA-s. Ju lutemi na kuptoni, nuk mund të bëjmë komente për skenarë të ardhshëm”, thuhet në përgjigjen e FIFA-s.



