Cuti Romero, objektiv i Atletico Madridit

Cuti Romero, objektiv i Atletico Madridit

Ecuria e Cuti Romeros tek Tottenham Hospuri, e ka bërë të pashmangshëm interesin e një ekipi shumë të rëndësishëm në Spanjë.

Flitet për Atletico Madridin, drejtuesit e të cilit kanë nisur tratativat për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ argjentinasin.

Diego Simeone ka biseduar personalisht me bashkombasin për t’ia bërë me dije qëllimet.

26 vjeçari konsiderohet ndër më të spikaturit e Premier Leagues, i cili përfaqëson një ekip tejet kompetitiv si ‘’ Gjelat e Londrës ‘’, pjesëmarrës rregullisht edhe në kompeticionet europiane.

Anglezët nuk kanë ndërmend të lejojnë largimin e mbrojtësit nga ‘’ White Hart Lane ‘’, i domosdoshëm në skemat e trainerit Ange Postecoglou.

Ndërkohë, drejtuesit e kryeqytetasve po analizojnë një ofertë për ishi-n e Atalantës, i cili parashikohet se do të vendosë se shpejti se me cilin ekip do të vijojë karrierën.

Janë bërë katër sezone në rradhët e ‘’ Spursave ‘’ dhe në aktualin numëron 17 sfida dhe 1 gol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy