
Klubi i Erzenit ka nisur ditën e sotme zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, ku do të luajnë në Superiore.
Ditën e sotme është prezantuar edhe trajneri i ri, me drejtimin e skuadrës që i është besuar Xhevahir Kapllani. Ky i fundit do të pasojë në stolin e shijakasve, të larguarin Nevil Dede.
Erzeni zhvilloi ditën e sotme stërvitjen e parë, teksa tashmë klubi do të nisë edhe me përforcimet, që pritet të jenë të shumta, pasi nga skuadra e sezonit të kaluar janë larguar disa lojtarë.



