Bayern triumfon dhe kthehet në krye të Bundesligës

Bayern triumfon dhe kthehet në krye të Bundesligës

Bayern ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në kampionat duke mposhtur me rezultatin e thellë skuadrën e Wolfsburgut. Kampioni e Gjermanisë shënuan një fitore tenistike ndaj “ujqërve” me rezultat të thellë 5-0, duke treguar një lojë fantastike.

Nga fillimi i ndeshjes bavarezët ishin më këmbëngulës për shënimin e golit dhe këtë e arritën në minutën e 18-të. Ishte mesfushori holandez, Arjen Robben që shënoi një gol të mrekullueshëm nga krahu i djathtë duke mposhtur portierin Diego Benaglio.

Vetëm katër minuta më vonë, Bayerni arriti ta dyfishoi epërsinë nëpërmjet sulmuesit polak Robert Lewandowski i cili shënoi lehtësisht nga afërsia. 15 minuta pas fillimit të pjesës së dytë Thomas Muller goditi fuqishëm nga jashtë zonës së 16 metërshit, ndërsa topin në portë e devijoi Robert Lewandowski për 3-0.

Ndërkohë golin e katërt në këtë takim e shënoi sulmuesi gjerman, Thomas Mulller. Për 5-0 u kujdes braziliani Douglas Costa që shënoi në minutën e 86-të të ndeshjes.

Por surpiza kësaj jave ishte RB Leipzigut e cila u mposht nga Ingolstadtit, me rezultatin 1-0. Goli i vetëm në takim erdhi në minutën 12 nga Roger, pas një asistimi nga Anthony Jung.

Pas kësaj humbje Leipzigu bie në vendin e dytë me 33 pikë, aq sa Bayern në vendin e parë, kurse Ingolstadti në vendin e 17 me nëntë pikë. 


Bayern Munich 5 - 0 Wolfsburg

FC Cologne 1 - 1 Borussia Dortmund

Freiburg 1 - 0 Darmstadt

Hamburger SV 1 - 0 Augsburg

Ingolstadt 1 - 0 RasenBallsport Leipzigu

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy