
Si në çdo merkato, një ndër politikat e asaj të Real Madridit është firmosja me talentë, si në kontinentin e vjetër dhe përtej tij. Tanimë në fokusin e drejtuesve të spanjollëve është Mathys Tel, i cili aktivizohet tek Bayern Munchen. Sulmuesi edhe pse me vetëm 18 vite mbi supe ka arritur të spikasë me gjigandët e Bavarisë dhe kryeqytetasit e kanë përfshirë menjëherë në listën e cila përbëhet nga shumë emra. Sipas vendases ‘’ Defensa Central ‘’ , drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ po punojnë intensivisht për tu përforcuar në këtë aspekt dhe për sa i përket Mathys Tel, deri në këtë moment e ka shpërblyer besimin e Thomas Tuchelit duke kontribuar me 3 gola dhe 1 asist në 6 sfidat e para me rekordmenët e Bundesligës. Ambicja e Florentino Perezit është shumë e madhe por për shërbimet e talentit francez, madrilenët do ta kenë të vështirë , për të cilët mbetet një alternativë , gjithmonë nëse nuk do të transferohet Kylian Mbappe në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.



