
Drejt fundit të kontratës me Chelsean Olivier Giroud po mendon se ku do të aktivizohet në sezonin vijues. Sulmuesi potent ka disa oferta , por në orët e fundit është afruar shumë me Serinë A. Kontrata me Chelsean përfundon në 30 qershor dhe pas asaj date do të jetë një fillim i ri për francezin . Aktualisht është Scudetto që mbetet disi e avantazhuar në lidhje me 34 vjecarin . Lazio dhe Inter kërkojnë një sulmues me eksperiencë dhe Olivier Giroud jep shumë garanci edhe pse është drejt varjes së këpucevë në gozhdë. Siç është raportuar edhe nga ‘’ Calciomercato ‘’ zikaltërit dhe bardhekaltërit do të ndeshen edhe një herë , por jashtë fushave për golashënuesin . Fakti se mund të transferohet me parametër zero është shumë interesant për Lazion dhe Interin sepse bëhet fjalë për një lojtar me një kontribut të konsiderueshëm në skuadrat e mëparshme . Nëse flasim për kampionët e saposhpallur të Italisë Olivier Giroud mund të ketë një përshtatje të shpejtë tek 3-5-2-i i famshëm i Antonio Contes dhe nga krahu tjetër do ti vinte në ndihmë bomberit Ciro Immobile për të mos ndalur produktivitetin e lacialëve . Interi jo pa qëllim e ka spikatur sepse aktualisht është duke vuajtur probleme serioze ekonomike dhe duke qenë se është në hapat e fundit të karrierës sulmuesi nga Chambery vlerësohet si një lojtar me një kosto të ulët . Një veteran si Olivier Giroud do ti jepte një tjetër impakt fazës ofensive sepse është tepër i fortë në luftën në ajër dhe në aspektin fizik , aspekt do të krijonte hapësira të mëdha për komponentët e sulmit për të mbërritur më shpejt tek goli. Këtyre alternativave i është bashkuar edhe Fenerbache drejtuesit e të cilës po shfrytëzojnë ish shokun e tij tek Arsenali Mesut Ozil për ta bindur gjigandin e sulmit. Pistat e të ardhmes së Olivier Giroud janë shumë interesante , por është ky i fundit ai që do ti vërë pikën kësaj çështjeje .



