F1, Hamilton fiton "pole position" në Silverstone, pas tij janë Raikkonen dhe Vettel (VIDEO)

F1, Hamilton fiton "pole position" në Silverstone, pas tij janë Raikkonen dhe Vettel (VIDEO)

Lewis Hamilton nuk njeh limite dhe e ka bërë më së miri në shtëpinë e tij, Silverstone, në fundjavën e 10 të Botërorit të F1. 

Britaniku e ndali kohën në 1:26.600 në xhiron më të shpejtë të ditës, duke marë pole position-in e radhës, i 5 në këtë cirkuit.

Kimi Raikkonen mori vendin e dytë në nisje, përpara Sebastian Vettel, ndërsa Valtteri Bottas u kualifikua i katërti, por garën do e nisë i nënti pas dënimit me 5 pozicione për shkak se ndërroi kambion të premten. 

Max Verstappen vendosi kohën e pestë, por do e fillojë garën në reshtin e dytë, për shkak të penalitetit të Bottas. Nico Hulkenberg dhe Sergio Perez janë në reshtin e tretë. 

Me këtë pole position Hamilton numëron 67 gjithsej në karrierën e tij dhe është vetëm 1 pole larg rekordit të Michael Schumacher. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy